6 në 10 fëmijë probleme më sytë në Elbasan, shkak përdorimi i pajisjeve elektronike
Problemet e shikimit tek fëmijët nën moshën 6 vjeç po shtohen gjithnjë e më shumë. Sipas okulistëve, përdorimi pa masë i pajisjeve elektronike është faktori kryesor i këtyre pasojave negative, të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë me dëme të parikuperueshme për gjatë gjithë jetës.
“Kohët e fundit tek fëmijët që vijnë tek ne për të kryer vizita okulistike të radhës që janë ata të moshës 5-6 vjeçare, për në klasë të parë vërehet një rritje në numrin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin. Tek problematikat që fitohen do të përmendja përdorimin e ekraneve videolojërave apo smartfoneve. Problematikat vizive janë defekte refraksioni siç është miopia, hipermetropia apo ambiopia e njohur ndryshe si syri dembel”, thotë Ardeida Xhamuça, mjeke okuliste.
Në klinikën okulistike në Elbasan, ku kryhen me dhjetëra vizita në ditë, mjekët tregojnë se në 10 vizita, 6 fëmijë kanë probleme me shikimin. Ky fakt bën që mjekët të këshillojnë prinderit që të mos anashkalojnë problemet me sytë tek fëmijët.
“Prindërve do t’u thosha të kenë kujdes te shkojnë tek specialisti që herët që në moshën 3-4 vjeçare”, apelon okulistja.
Problemet e shikimit tek fëmijët prej kohësh janë ngritur si një shqetësim serioz nga mjekët okulistë në Elbasan, pasi shumica e prindërve nuk kryejnë konsultime apo vizita të shpeshta tek mjeku.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128