Alimehmeti: Të infektuarit me zgjebe i duhen 4 deri në 6 javë që të shfaqë simptomat
“Nëse një person infektohet do të duhen 4 deri në 6 javë që ai të ketë një shenjë,” kështu është shprehur në Tv Klan mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, teksa foli për sëmundjen infektuese të zgjebes.
Lidhur me këtë ai apeloi se nevojitet një kujdes më i mirë i shtetit publik, për të marrë masa në ambientet me shumë njerëz në mënyrë që të shmanget infektimi.
Ilir Alimehmeti: Nevojitet kujdes më i mirë i shtetit publik. Informim më shumë, ne e bëjmë me mediat, por do të duhet akoma më tepër. Kush janë kushtet që shtohen rastet: ose ke një problem me klimën, siç janë vendet tropikale, që ne nuk jemi të tilla, ose kemi mbipopullime. Mbipopullime ne kemi sidomos në komunitete të veçanta, shkollat, sportet ose vende ku ka shumë njerëz bashkë. Dhe kushtet higjienike që vijnë si rrjedhojë e rënies socialo-ekonomike, pra në komunitete me kushte higjienike më të dobëta, këtu janë vatrat kryesore. Por, duke qenë se koha e inkubimit është e gjatë, pra nëse një person infektohet do të duhet 4 deri në 6 javë që ai të ketë një shenjë. Ndërkohë që gjatë këtyre 4 apo 6 javëve, ai është ngjitës për të tjerët dhe nuk e di as vetë që e kanë këtë problem. Kështu që është e vështirë për t’u kontrolluar nga pikëpamja e shtetit publik me përjashtim të këtyre masave të përgjithshme të higjienës që duhet të kemi parasysh.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128