Banka e Shqipërisë frenon çmimet e apartamenteve: Besimi në ndërtim u rrit, por çmimet priten në rënie

3 Shtator 2024, 15:35 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Banka e Shqipërisë frenon çmimet e apartamenteve: Besimi

Ndërtimi vazhdon të jetë në krye të rritjes së ekonomisë në vend edhe pse parashikohet rënie të çmimeve.

Banka e Shqipërisë raporton se në gusht treguesit për besimin në të ardhmen u rrit me një pikë duke qëndruar mbi mesataren historike. Efekte të ndjeshme pozitive ka dhënë dhe tregtia e industria.

Në këtë sektor të fundit besimi ishte 3.4 për qind më I lartë që është shtyrë nga porositë e reja, por sa I përket punësimi pritet një rënie e lehte

Sa i përket ndërtimit u shënua një rritje me 2 për qind, por nga ana tjetër ka një rënie të kontratave të reja për blerje të apartamenteve.

Madje Banka e Shqipërisë vlerëson se pritjet për të ardhmen janë për një rënie të çmimeve

Sa i përket shërbimeve në këtë tre mujor ka një rënie të besimit me 5 pikë përqindje, megjithatë konsiderohet si sektori me shtesën më të lartë në mesataren historike prej 14 pikësh

Rënia në këtë sektor u  përcaktua  si nga vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin aktual të kërkesës.

Besimi në tregti duket se ka efektin më të lartë me 6 pikë në rritje. Bizneset  presin rritje të ecurisë së tyre ashtu dhe numër më të lartë të të punësuarve por dhe shtrenjtim të çmimeve

Edhe konsumatorët sipas Bankës së Shqipërisë janë më optimist duke parashikuar më shumë blerje.

 

Po ndodh...