
BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2025, 3,7%

Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike në 3,7 % për vitin 2025. Ky është parashikimi më i fundit i raportit të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH për rajonin e Ballkanit, që i qëndron të njëjtit tregues rritje të ekonomisë në Shqipëri, të parashikuar në shkurt 2024.
Sipas BERZH, rritja ekonomisë 3,9% në Shqipëri në vitin 2024, rezultoi më e lartë se parashikimi në shtator 2024 dhe kjo si rrjedhojë e performancës tejet pozitive të turizmit, shërbimeve të tjera dhe ndërtimit, ndërkohë që prodhimi industrial dhe ai bujqësor kanë pësuar rënie.
Gjithashtu vëren BERZH, konsumi privat dhe investimet publike ishin nxitësit kryesorë të rritjes, inflacioni ra në rreth 2,2% mesatarisht në vitin 2024, duke i lejuar Bankës së Shqipërisë të ulë normën bazë nga 3,25% në fillim të vitit 2024 në 2,75% në shkurt 2025. Ndërkohë që sektori financiar mbeti i qëndrueshëm, me rritje të aktivitetit kreditues.
BERZH vëren se, vazhdimi i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe potenciali për të marrë më shumë fonde dhe financime nga ky i fundit, do të jenë një kah mbështetës i rritjes ekonomike.
Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike qëndroi rreth të njëjtit nivel si në vitin 2023, në 3,5%, për shkak të kërkesës së jashtme të dobët nga partneri tregtar më i rëndësishëm i rajonit, Bashkimi Evropian.
Turizmi ka qëndruar i fortë, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë (përfshirë vizitat e diasporës nga Evropa Perëndimore), dhe në një masë më të vogël në Mal të Zi. Parashikohet që ekonomia e rajonit të rritet lehtësisht në 3,6%, si në vitin 2025, ashtu edhe në vitin 2026, thekson raporti i BERZH.

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128