Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjitaldhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojëmënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinëdhe ekonominë e së ardhmes. Ky event nuk ka për qëllim thjeshttë prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizjedrejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhevizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dherolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori tëekonomisë.
I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do tëmbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuarvizionin ekonomik të vendit. Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistëtë fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se sipaguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e mëdigjitale. Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojënjë sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësiunike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisëpër t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisëkibernetike.
Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performancaartistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do tëpërjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike.“Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjikme Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej viteshudhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend. Kybashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektivkombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe tëqëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Ështënjë thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar mëthellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar sëbashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
