Denaj: Mbi 22 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore

4 Shkurt 2025, 13:58 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Denaj: Mbi 22 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve

Certifikata fitosanitare, është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se, gjatë vitit 2024 janë lëshuar 22 212 certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkte të tjera për eksport.

Sipas saj, krahasuar me një vit më parë, u dhanë 18% më shumë certifikata fitosanitare, duke treguar përkushtimin e fermerëve dhe përpunuesve në përmbushjen e standardeve fitosanitare sipas legjislacionit të BE-së.

Tashmë pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë, si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1,5 orë punë. Ndërsa procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

 

ide