Disa sjellje në rrjetet sociale që po të dëmtojnë vetëvlerësimin

26 Nëntor 2024, 15:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Disa sjellje në rrjetet sociale që po të dëmtojnë

Rrjetet sociale vijnë me shumë informacione dhe trende, por edhe me ndikim të dukshëm në vetëvlerësim.

Ka disa raste, kur ky i fundit preket negativisht dhe mund të fajësosh këto sjellje.

Kur ti kontrollon vazhdimisht se kush e ka parë storyn që ke postuar, në fakt po kërkon validimin dhe pranimin e të tjerëve.

Kur fshin një foto sepse nuk ka marrë shumë like, krijon idenë se vlera dhe bukuria jote e jashtme lidhet me like-t dhe komenteve.

Krahasimi i imazhit me të tjerët është sërish një sjellje që dëmton vetëvlerësimin. Secili nga ne është unik, me cilësitë që na bëjnë autentikë dhe origjinalë.

Leximi i mesazheve të vjetra me një person me të cilin nuk ke më kontakt të bën ta romantizosh atë dhe të harrosh arsyet pse nuk flet më me të.

 

Po ndodh...