E paralajmëroi kryeministri Rama/ Nga 1 janari, ulet çmimi i energjisë elektrike
5 Nëntor 2024, 21:32 / EKONOMI&SOCIALE

Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 1 janar të vitit 2025. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë, Belinda Balluku nuk dha detaje konkrete por theksoi se aktualisht po bëhet një analizë e treguesve dhe nga 1 janari qytetarëve do tu ofrohet një çmim më i lirë.
Aktualisht qytetarët e paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë për kilovator Zv.kryeministrja sqaroi se nuk ka asnjë shtrenjtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës dhe se gjithçka ishte një dezinformim.
Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë gjatë një takimi me pensionistët ndërsa tha se Ministria e Energjisë po realizon një studim për të shqyrtuar këtë mundësi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

