Euro prek minimumin historik ditën e sotme

15 Shtator 2022, 15:37 / EKONOMI ALFA PRESS

Euro prek minimumin historik ditën e sotme

Euro ka prekur një minimum të ri historik ditën e sotme.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me të mërkurën.

Vlera e shënuar sot është më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të korrikut.

Agjentët e këmbimit valutor vlerësojnë se bëhet fjalë për një rënie të papritur.

Hera e fundit që tregu valutor pati një moment të tillë ishte muaji mars, kur euro në fakt u vlerësua me afërsisht 5% në pak ditë.

Leku nga ana tjetër, është forcuar ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore.

 

Po ndodh...