"Firmat piramidale" online/ Ekspertja: Gruaja në Lushnje futi paratë e qivurit të burrit!
Ekspertja për teknologjinë, Denisa Kele zbuloi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN detaje nga mënyra sesi ka funksionuar skema e piramidave online përmes platformave si TXEX, me të cilën i janë zhvatur milionë euro qytetarëve shqiptarë.
Ajo tregoi edhe raste konkrete nga qyteti i Lushnjës apo Divjakës, ku persona të caktuar kanë depozituar në këto skema shuma parash nga kursimet, apo shpenzimet për arsimin e fëmijëve. Sipas saj është shfrytëzuar mjaft mirë nga të ashtëquajturit agjentë ideja se me kriptovaluta mund të pasurohesh shpejtë, për t’i joshur qytetarët që të investojnë.
“Ajo që e dëmton këtë që dëgjon është edhe i gjithë popullariteti i kriptove që kanë të paktën këto dy vitet e fundit. Dhe duke qenë se qytetarët dëgjojnë se me kripto bëhesh i pasur, pra ata që investojnë në kriptovaluta fitojnë. Tashmë që ata dëgjojnë fjalën kriptovalutë, edhe e gjithë kjo skema bëhet menjëherë më e besueshme. Unë kam qenë në kontakt me shumë njerëz që kanë investuar nga qyteti i Lushnjës dhe Divjakës. Ka pasur persona pafund që kanë investuar, kanë futur kursimet e tyre. Kisha rastin e një gruaje që futi paratë e qivurit të burrit. Kishte tre milionë dhe do merrte 6 milionë. Dhe është qesharake e gjitha që ta mendosh... Kanë futur lekët e shkollimit të fëmijëve. Dikush më tha që bëra dasmën se futa 10 mijë dhe mora 20 mijë. Në këto qytete e vogla nuk ka funksionuar çdo gjë me bankë siç tha zotëria. Janë të punësuar, 1 ose 2 persona për çdo qytet. Dhe të gjithë e dinë që ato para që duna ti fusin ata persona që nuk dinë të hapin një portofol në kripto mund të shkojnë dhe t’ia japin këtij personi. Dhe aty e marrin edhe fitimin, që është dyfishi i investimit. nËshtë përdorur kripto dhe Binance. Janë përdorur platformat virtuale të Binancës që janë platforma demo që ne zakonisht ja japim studentëve tanë kur i fusim në botën e kriptos për të mësuar dorën. Është para iluzion, nuk është para e vërtetë brenda, është virtuale”, zbuloi Kele në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
