Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mbi 26 milionë euro vetëm në pak muaj për stallë derrash dhe pista garash

15 Shtator 2022, 13:05 / EKONOMI ALFA PRESS

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mbi 26 milionë euro vetëm në pak

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon të vjedh me tenderat shuma të mëdha monetare. Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën ekonomike dhe ngre alarmin për FSHZH ku vetëm në muajt e fundit janë shpërdoruar mbi 26 milionë euro, teksa nga ana tjetër qeveria i bënë thirrje popullit që të kursejnë energjinë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit

Fondi “rrush e kumbulla”
Ka të drejtë qeveria kur u kërkon njerëzve që të shtrëngojnë rripin. Nuk ka para për qytetarët sepse paratë na duhen për t’i bërë rrush e kumbulla tek Fondi i Zhvillimit. Shikoni tenderat e Fondit të Zhvillimit vetëm muajin e fundit.
1-Ndërtim parku multifunksional në Tiranë- 5 milionë euro.
2-Stallë derrash me dru tek Kryeministria- 3.7 milionë euro
3-Pistë garash në Elbasan për Gonxhen – 6.5 milionë euro
4-Infrastruktura për pistën e Gonxhes- 4.7 milionë euro
5-Ndërtim lodrash për kalamajtë (1) – 3.2 milionë euro
6-Ndërtim lodrash per kalamajte (2) – 3.2 milionë euro
Totali 26.3 milione euro.

Fondi i Zhvillimit ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe disiplinës financiare. Sec kanë ngritur një Bord aty që miratoka tendera dhe investime dhe i cojnë faturën buxhetit. Por përtej kësaj, shumica dërrmuese e këtyre tenderave që miratojnë, po prokurohen me procedurë të kufizuar.

Pra keta vendosin se cilat kompani do të therrasin në garë, cilat do të kualifikojnë dhe në fund zgjedhin fituesin.

Keshtu që shtrëngojeni mirë rripin. Vec prizës se karikuesit mundohuni të kurseni dhe ndonje vakt se jemi në situatë të jashtezakonshme, sic na thotë qeveria.

Se vërtetë do hamë nje vakt më pak, por do shohim garat me makina tek pista e Elbasanit.

Vërtetë do lahemi më rrallë në dush, por do kënaqim sytë me instalacionin e dërrasave tek Kryeministria.

Vërtete kalamajtë po i përzeme me gomone, por aman po u ndërtojme lodra plot.
Tani edhe ndonjë para të vogël do e ndajmë nëpër tendera. Por fundja këto janë dëmet kolaterale të progresit. Zhvillimi e ka gjithmonë një cmim” - tha Tomorri.

 

Po ndodh...