Gjoba “të rënda” për Byronë e Sigurimeve, cënoi të dhënat e klientëve, “dënohet” nga Komisioneri

21 Shtator 2022, 18:56 / EKONOMI ALFA PRESS

Gjoba “të rënda” për Byronë e Sigurimeve,

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me një vlerë totale prej 1.92 milionë lekësh apo 16.500 eurosh, Byronë Shqiptare të Sigurimit për shkelje të rregullave të privatësisë duke cënuar të dhënat e qytetarëve.  Komisioneri ka nisur një hetim administrative kundrejt këtij institucioni, ku janë vendosur 5 gjoba respektive për secilën shkelje.

Konkretisht në hetimin administrativ që u konkludua me vendim të Komisonerit, thuhet se Byroja përpunon të dhëna sensitive,  të individëve të ndryshëm përfitues sigurimesh, familjarë, trashegimtarë;  Të dhënat e individëve shkaktarë dëmesh; Eksperte vleresues të sigurimeve shendetesore dhe materiale; Punonjës te BSHS dhe anëtare te asamblesë; Klient perfitues te certifikates ndërkombëtare të sigurimit motorik (karton jeshil); Nëpunës, vizitore, etj, për të cilët konstatohet se kontrolluesi nuk ka të parashikuar një afat konkret të ruajtjes së të dhënave personale si për të dhënat e ruajtura ne arshiven fizike po ashtu edhe ne sistemin elektronik, në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, konstatohet se kontrolluesi nuk ka vendosur “Politikat e Privatesise” në faqen zyrtare me qëllim informimin e subjekteve të të dhënave të cilët aksesojne dhe ngarkojnë të dhëna personale në këtë faqe. Vendimi thotë se kontrolluesi ka shkelur gjithashtu ligjin duke mos vendosur tabela informuese mbi prezencen e sistemit te video-survejimit (CCTV) në ambientet e jashtme të godinës.

Nga verifikimi i kryer në regjistrin elektronik të subjekteve kontrolluese, në protokollin e Zyrës së Komisionerit, rezulton se kontrolluesi ka “Njoftuar” mbi perpunimin e të dhënave personale për te cilat është përgjegjës, por është konstatuar se “Njoftimi ” ka mangësi në deklarim.

Po ashtu konstatohet se kontrolluesi disponon përmbajtje të kufizuar të Rregullores “Për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe nuk ka staf të trajnuar që merret me përpunimin e këtyre të dhënave. Të gjitha këto pika që mesa duket bien në kundërshtim me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale,  janë dënuar me gjobë dhe është lënë rekomandim për rregullimin e tyre./ SCAN

 

Po ndodh...