
Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë/ Nga sot kush konsumon deri në 700 kWh/muaj do paguajë 8.5 lekë për kW

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Nga sot kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.
Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak. Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë ose 700 lekë më pak.
Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion familje që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj.
Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi nuk u mor për qëllime elektorale por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.
-
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Shkurt 2025
1 Shkurt, 08:23 -

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128