INSTAT/ Konsumi i energjisë nga jo familjarët ra me 17% në tre muaj

24 Nëntor 2022, 11:33 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

INSTAT/ Konsumi i energjisë nga jo familjarët ra me 17% në tre

Përdorimi i energjisë nga jo familjarët sipas INSTAT ra me 17% me bazë vjetore në tremujorin e tretë, duke zbritur në 818 mijë KWH. Mbyllja e përkohshme e fabrikave të mëdha si Kurum dhe Albchrome për shkak të çmimeve të larta ka ndikuar në këtë tendencë. Në të kundërt, konsumi nga familjarët nuk ka shënuar rënie, por ka qëndruar pothuajse në nivele të ngjashme me tremujorin e tretë 2021, duke qëndruar në 696 mijë KWH.
Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 8,9 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 0,1 % duke arritur vlerën 1.371 GWh energji të prodhuar.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 74,8 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 23,7 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2022, arriti vlerën 1.142 GWh nga 975 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 17,1 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 670 GWh nga 323 GWh duke shënuar një rritje me 2,1 herë.
Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2022, prodhuan 1.026 GWh nga 1.047 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 2,0 %.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 324 GWh nga 311 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 4,2 %. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2022 ka arritur vlerën negative prej 472 GWh krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 ku kishte nje vlerë negative prej 651 GWh.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 328 GWh nga 343 GWh duke shënuar kështu një rënie me 4,5 %.
Gjithashtu, humbjet në shpërndarje kanë rënë me 5,8 %, duke arritur vlerën 281 GWh. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 0,9 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2022, u ul me 9,8 % duke arritur vlerën 1.514 GWh nga 1.679 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Ndikimin në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 16,8 %, ndërsa konsumi nga konsumatorët familjarë nuk ka patur ndikim në këtë rënie pasi sasia e konsumuar në tremujorin e tretë të të dy viteve ka qenë 696 GWh./ Monitor

 

Po ndodh...