INTERVISTA/ Rritja e pensioneve, kreu i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado: Ja si do të funksionojë skema
Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 pensionistë.
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një intervistë për Vizion Plus se si do të funksionojë skema.
Ai tha se pensionet e reja do të merren duke filluar nga data 1 e muajit tetor. Shifra 4.1% është rritja për çdo kategori, teksa Hado foli edhe për shpërblimin e fundvitit të pensionistëve.
Z. Hado, kur do të merren pensionet e reja, në tetor apo në nëntor?
Hado: Do të merren duke filluar nga data 1 tetor. Është bërë gati infrastruktura për indeksimin e pensioneve, duke filluar nga data 1 tetor për të gjitha kategoritë përfituese.
4.1% është rritja e çdo pensioni apo shifër e rritjes mesatare për çdo kategori?
Hado: Çdo përfitues do të indeksohet me 4.1 %. Nuk është mesatare, por çdo llojj përfitimi individual.
Nga burimet zyrtare është dëgjuar që shpërblimi i fundvitit të jetë më i lartë, pritet të jetë më shumë se 5 mijë lekëshi i zakonshëm?
Hado: 5 mijë lekëshi është i garantuar sepse është i parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por qeveria në javën e dytë të tetorit do të dalë me nje propozim se sa do të jetë bonusi dhe kush do e përfitojë. Besoj në javën e dytë të tetorit do ketë diçka konkrete.
I përmendët pak më parë ata që përfitojnë nga kjo rritje. Kemi një shifër 790 mijë individë që përfitojnë nga kjo rritje, por jot ë gjithë janë pensionistë. Megjithatë numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje apo jo?
Hado: Ne na rritet numri i pensioneve nga 15-18 mijë dhe parashikojmë që në 2024 të jetë 16-18 mijë. Janë dhe 68 mijë përfitime sepse ka individë që marrin pensionin dhe pension suplementar.
Ideja që pensionistët mund t’i marrin pensionet nëpërmjet shërbimeve bankare, në çfazë është kjo ide?
Hado: Instituti i Sigurimeve Shoqërore e ka deleguar këtë shërbim, por ka zgjedhur dy agjentë pagues, Postën Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë. Qytetari mund ta zgjedh vetë në cilën bankë do ta marrë apo në zyrë postare. Ne na është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ta marrin pensionin nëpërmjet bankave është e drejta e qytetarit për të zgjedhur se ku do ta tërheqin pensionin. Në marrëveshjen që kemi me bankat llogaritë e pensionistëve nuk u mbahet komision.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128