
Investimet e huaja, Turqia konfirmohet e para/ Rreth 1.6 mld euro IHD në një vit. Vihen re ndryshime në gjeografinë e vendeve

Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë. Kështu, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2024, flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë u rritën me 5.7%, ndërkohë që në vitin 2023 ato fiksoheshin pranë 1.49 mld eurove.
Ndërkohë, me 423 milionë euro në formën e investimeve të huaja direkte, tremujori i fundit i vitit të kaluar regjistron një rekord maksimal historik. Rritja vjetore vlerësohet 7.4%.
Këto shifra nga ana tjetër, kanë “prodhuar” një tjetër rekord, me stokun e invetimeve të huaja direkte që ka prekur një nivel maksimal të ri, prej 15.4 miliardë eurosh në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, nga 14.9 miliardë që ishte në tremujorin pararendës. Në harkun e një viti, stoku i investimeve të huaja direkte është rritur me rreth 2 miliard euro.
Por, shifrat tregojnë edhe një ridimensionim të gjeografisë së investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar, Turqia është konfirmuar në vend të parë, duke kanalizuar thuajse 16.2% të investimeve direkte në Shqipëri, që përkthehen në 257.3 milionë euro. Ndërkohë, Italia është ngjitur në vend të dytë, me rreth 12.6% të totalit. Turqia, në vitin që lamë pas, i ka “rrëmbyer” pozicionin Holandës, e cila ka patur një rënie të peshës nga 20% në vitin 2023, në 11% në vitin 2024.
Investimet nga Kosova duket së janë rritur në peshë përgjatë vitit 2024 dhe kanë zënë rreth 6% të totalit. Ajo që vihet re ndër të tjera është edhe rritja e peshës ndaj totalit të investimeve nga burime konfidenciale./SCAN

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128