Ja sa lekë do të marrin pensionistët duke nisur nga 1 tetori
Pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe nga qeveria.
Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.
Gazetari i ekonomisë në A2 CNN, Marjo Brakaj, përktheu në shifra këtë indeksim.
“Në qytet, pensioni mesatar është 18 234 lekë. Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 748 lekë. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982 lekë”, shpjegoi Brakaj.
Sa i përket rritjes së pensionit në fshat, gazetari i A2 CNN tha: “Pensioni mesatar është 11 051 lekë në fshat dhe rritja do të jetë mesatarisht 453 lekë, duke e bërë pensionin mesatar në fshat 11 504 lekë”. (A2)
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128