‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon'/ Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh

29 Janar 2025, 16:57 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon'/

Vendi ynë po kalon një periudhë të shtuar të virozave respiratore.

Kjo është bërë me dije nga infeksionistja Eugena Tomini pranë ISHP, e cila tha se në vendin tonë po qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19.

Ajo apeloi për një kujdes të shtuar, ndërsa i rekomandoi qytetarëve që të kontaktojnë mjekun e familjes ose specialistin për diagnozë dhe trajtim të duhur si edhe grupet e riskut të vaksinohen.

‘Qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19. Popullata është në një përqindje të lartë të vaksinuar, grupet e riskut janë të vaksinuara. Por, ato grupe riskut që ende skanë kryer vaksinimin duhet që të vaksinohen dhe nëse jeni me shenja gripi qëndroni në shtëpi, mbani kontakt me mjekun e familjes dhe me mjekun specialist. Jemi 23 mijë infeksione respiratorë të sipërme dhe të poshtme, theksojë se është e rëndësishme vaksinimi në kohë’, tha ajo.  

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128