Koçiu: Qeveria e angazhuar për një skemë të re dinjitoze për pensionistët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, tha se “kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune që të vlerësoj të gjithë skemën e pensioneve dhe të dali me propozime ligjore për ta rishikuar dhe për të dhënë mundësinë që të sigurojmë një rritje të pensioneve ashtu sikurse siguruam rritjen e pagave”.
Ministrja gjatë një takimi që zhvilloi me gjysh Gjergjin e Shekadetin teksa prisnin rezultatet e ekzaminimeve në Klinikën Stomatologjike Universitare, vijuan diskutimin për planin e ri të Qeverisë në lidhje me pensionet.
“Kemi një borxh të madh ndaj pensionistëve sa i takon rritjes së pensioneve”, u shpreh Koçiu.
“Ajo që duhet kuptuar është fakti që Skema e Sigurimeve Shoqërore aktualisht me kontributet që derdh nga të gjithë ata që janë aktiv dhe kontribuojnë nëpërmjet pagesë së sigurimeve shoqërore e bën të pamundur sot në këtë situatë rritjen e pensioneve”, tha ajo.
Koçiu shprehu angazhimin se, do të vijoj komunikimi me çdo pensionist në të gjithë Shqipërinë për skemën e re të pensioneve dhe të gjithë përpjekjeve që po bën qeveria që ata të jetojnë të qetë dhe në mënyrë dinjitoze.
“Janë 12 mijë të rinj që futen në skemë çdo vit.
Qeveria ka marrë angazhimin të dali me dy skema: e para afatshkurtër e cila do të jetë në muajin dhjetor 2024 që parashikon një bonus me vlerë të shtuar dhe së dyti: një zgjidhje afatmesme duke rishikuar legjislacionin që të kemi një skemë të drejtë dhe dinjitoze të pensionit”, theksoi ministrja.
Ajo vuri në dukje se sfidë mbetet deklarimi i pagës reale.
ide
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128