Kompensim 100 % financiar për pronat! ATP publikon EMRAT: Ja familjet që përfitojnë

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka publikuar emrat e familjeve që do të marrin kompensimin 100 % financiar lidhur me pronat, pasi ka përfunduar shqyrtimi administrativ.
Në një njoftim zyrtar, ATP bën të ditur se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Sipas ATP, ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 (njëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:
“Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 19 546 566.8 (nëntëmbëdhjetë milion e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pike tetë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 184 209 615.5 (njëqind e tetëdhjetë e katër milion e dyqind e nëntë mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë pikë pesë) lekë.
Për 4 (katër) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 4 (katër) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 2 932 166 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.
Për 1 (një) aplikim ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

