
Metapneumovirusi në Sanatorium?/ Pneumologët: Qarkullon prej vitesh, çdo virus respirator i rrezikshëm nëse nuk kujdeseni

As pneumologët nuk e shohin me shqetësim dhe as si rrezik të lartë praninë e metapneumovirusit në vendin tonë edhe pse virusi po mban në alarm Kinën dhe mbarë botën.
Në spitalin Univeristar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi” ende nuk ka raste të konfirmuar me këtë virus, por drejtoresha Silva Bala duke ju referuar viteve të kaluara thotë se Metapneumovirusi nuk ka përbërë rrezik për jetën e pacientëve të shtruar.
Por për penumologen Silva Bala çdo virus respirator, grip, Covid, Sinsincial apo Metapneumovirus, mund të shkaktojë pneumoni të rënda nëse pacientët nuk tregojnë kujdes ndaj sëmundjes.
Metapneumovirusi ka qarkulluar prej shumë vitesh edhe në vendin tonë. Sipas ekspertëve ai prekmë shumë moshat ekstreme me imunitet më të dobët, fëmijët dhe të moshuarit.
Ky virus qarkullon në dimër së bashku me shumë viroza respiratorë që këtë periudhë pritet të rrisin sëmundshmërinë në popullatë për shkak të ftohjes së motit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128