
Çmimet mbetën “në vend numëro”/ Inflacioni vlerësohet në 2.2%. Vajrat dhe yndyrnat kryesojnë rritjen e ushqimeve

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Maj të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.2%, një normë e pandryshuar, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, ky tregues, i cili mat ndryshimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, ka shënuar rënie, krahasuar me një muaj më parë.
Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me 1.11 pikë përqindje në inflacionin total. Është pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me një ndikim prej 0.30 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.24 pikë përqindje.
Në krahasim me Majin e vitit të kaluar, çmimet janë rritur më së shumti për grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6.3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.2% secili, “Veshje dhe këpucë” me 2.5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.8%. Nga ana tjetër, grupi “Komunikimi” u rrit me 1.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.1%, “Shërbimi arsimor” me 0.9% dhe “Shëndeti” me 0.5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1.2%.
Në kuadër të ushqimeve, nëngrupet që kanë shënuar rritjen më të fortë janë “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7.2%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6.8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4.8%, “mish” me 3.8%, “bukë dhe drithra” me 0.9%./SCAN

ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128