
Monedha e Trump dominon tregun e kriptovalutave, gjeneron rreth 14.5 miliardë dollarësh

Më 17 janar 2025, presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump hodhi në treg kriptomonedhën e tij zyrtare $TRUMP, dhe brenda pak orësh, ajo pushtoi botën e valutave dixhitale.
Monedha, e ndërtuar në rrjetin Solana, pati një rritje të mahnitshme në vlerë, me vlerën e saj të tregut që arriti në 14.5 miliardë dollarë brenda vetëm disa orëve nga publikimi i saj. Me çmim fillimisht në 0,18 dollarë, vlera e monedhës u rrit në 7,1 dollarë përpara se të stabilizohej në 21,51 dollarë deri në orën 18:21, duke shënuar një rritje të pabesueshme prej 231,61%, sipas të dhënave të CoinMarketCap, shkruan economictimes.
Prezantimi i monedhës $TRUMP nga presidenti i zgjedhur i SHBA u bë përmes platformës së tij Truth Social, ku ai njoftoi: “Meme-ja ime e re zyrtare është KETU! Është koha për të festuar gjithçka që ne mbrojmë: FITORE!”
Nisja shkaktoi një furi masive tregtare. Brenda vetëm një ore, vëllimi i tregtimit arriti gati 1 miliard dollarë dhe investitorët e hershëm panë fitime të konsiderueshme. Një tregtar, i cili bleu gati 6 milionë monedha TRUMP për rreth 1.1 milionë dollarë pati një kthim investimi prej 23 milionë dollarësh në vetëm 90 sekonda.
Rritja e shpejtë e monedhës ishte po aq mbresëlënëse për sa i përket kapitalizimit të saj të tregut, i cili arriti në 7.7 miliardë dollarë brenda dy orëve nga publlikimi.
-
-
Schema libero 18 gennaio
18 Janar, 17:35

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128