Ndërtesat vetëm me panele diellore/ Zbulohet projektligji: Financim me kredi të buta ose grante

4 Nëntor 2024, 16:36 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndërtesat vetëm me panele diellore/ Zbulohet projektligji: Financim me

Ndërtesat e reja qoftë pallate dhe ato private do të duhet të kenë sistem të furnizimit me energji diellore.

Në projektin e ministrisë së infrastrukturës thuhet se vlerësimi do të duhet të paraqitet që në projekt ku të parashikohet vendosja e paneleve diellore. Madje detyrimi do të jetë dhe për ata që do të kërkojnë të rinovojnë objektin

Në draftin paraprak thuhet se afati i zbatimit do të jetë nga viti 2026 dhe qëllimi është reduktimin e emetimeve të gazeve serrë

Për të shtyrë familjet të bëhen pjesë e projektit qeveria parashikon dhënien e granteve apo kredive të buta.

Një nga mundësitë e shlyerjes së shumës që do të merret është dhe vijimi I pagesës në bazë të kursimit pas vendosjes së paneleve. Kjo duke vendosur dhe një afat fundor.

Nuk përjashtohen nga skema as ndërtesat aktuale me kush që kërkesa të bëhet nga më shumë se 60 për qind e pronarëve

Detyrim do të kenë edhe institucionet shtetërore që furnizimin me energji të pastër do të jenë të detyruara ta nisin të paktën nga viti 2027

Ndër të tjera theksohet se projekti do ti shërbejë konsumit në familje, por edhe rritjes së prodhimit vendas njëkohësisht dhe eksportit.

 

Po ndodh...