“Ndëshkohen” projektet e dobëta – Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës

7 Dhjetor 2022, 14:45 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“Ndëshkohen” projektet e dobëta – Investimet/ 43

Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato projekte që kanë pasur ecuri më të mirë dhe duke “ndëshkuar” projektet  të cilat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.

Në aktin e fundit normativ, qeveria parashikon shtesë në nivelin 12.4 miliardë lekë për fondin e rindërtimit, me qëllim plotësimin e nevojave për financimin e projekteve në vazhdim.

5 miliardë lekë shtesë apo rreth 43 milionë euro, do të shkojnë për projektet në vazhdim në infrastrukturë në programin “Transporti rrugor”, dhe konkretisht për avancimin e projekteve strategjike si tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Tiranës dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

2 miliardë lekë për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi, për përmirësimin e furnizimit me ujë të popullsisë dhe mbulimin e detyrimeve të prapambetura.

Po ashtu, janë parashikuar 2 miliardë lekë për Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC), në formën e transfertës kapitale për mbështetjen e projekteve të zhvillimit dhe 2 miliardë lekë për aviacionin civil, të cilat do të përdoren për zhvillimin dhe implementimin e investimeve të nisura në infrastukturën aeroportuale.

Ndërkohë, që janë shkurtuar 9.8 miliardë lekë fonde të shpenzimeve kapitale me financim të huaj, si rrjedhojë e ecurisë së ngadaltë në zbatim apo problematikave me shpronësimet etj. Rreth 5.3 miliardë lekë shkurtime të shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm, si rrjedhojë e ecurisë së ngadaltë në nivel 11-mujor, problematikave me procedurat e prokurimeve, efekteve negative të rritjes së çmimeve të in-puteve të ndërtimit etj.

Referuar të dhënave deri në fund të muajit Tetor, realizimi i investimeve publike në raport me aktin normativ të muajit Korrik,  rezulton në nivelin 49.6 përqind./ SCAN

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128