Ndryshon Kodi Etik për mësuesit, rregulla të reja si të veshen dhe të sjellen
Të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar do të duhet të respektojnë një sërë rregullash të reja të sjelljes, si në mjediset e shkollës ashtu edhe jashtë saj. Ministria e Arsimit ka hartuar Kodin e ri të Etikës, i cili përcakton standarde të qarta për integritetin, përgjegjshmërinë dhe sjelljen e personelit mësimor, përfshirë edhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Sipas këtij Kodi, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike, duke u siguruar që postimet, fotot apo videot të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cënojnë imazhin e edukatorit.
“Praktikat më të mira evropiane tregojnë se një kornizë e qartë etike ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, veçanërisht në një realitet arsimor që ndryshon me shpejtësi për shkak të teknologjisë. Mësuesi duhet të ruajë gjithmonë figurën e tij si model edukues, si brenda ashtu edhe jashtë shkollës, të nxisë sjellje të përgjegjshme dhe të edukojë nxënësit për përdorimin e sigurt të platformave online”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Arsimit.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe veshjes në punë. Mësuesit duhet të paraqiten me pamje të rregullt, të pastër dhe profesionale, duke shmangur aksesoret që bien në sy apo shkaktojnë zhurmë.
“Stolitë dhe elementet shtesë në veshje duhet të jenë të thjeshta e të përshtatshme për mjedisin shkollor, duke evituar bizhuteritë e mëdha, me ngjyra të forta ose që prodhojnë tinguj, pasi mund të shpërqendrojnë nxënësit gjatë mësimit”, përcaktohet në Kodin e Etikës.
Po ashtu, neni 5 i dokumentit thekson se mësuesit duhet të respektojnë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve, duke shërbyer si model i sjelljes dhe i zgjidhjes paqësore të konflikteve. Mësuesit me përvojë, sipas këtij Kodi, kanë gjithashtu detyrimin të mbështesin dhe udhëzojnë kolegët e rinj në procesin arsimor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
