Në 3 muaj u shtuan 73 bankomate të reja/ BSH: U realizuan 1.8 milionë transaksione. Por, sa lekë tërhoqën shqiptarët?
Në vendin tonë numërohen gjithsej 1114 bankomate për urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim parash. Shifrat flasin për një rritje me 7% të ATM-ve në krahasim me tremujorin e dytë. Vetëm në periudhën korrik-shtator janë shtuar 73 bankomate të reja në Shqipëri.
Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, rreth 92% e bankomateve shërbejnë vetëm për tërheqje parash, gati 26% shërbejnë edhe për depozitim, ndërsa 34% e ATM-ve përfshijnë edhe funksionin e urdhër transfertave. E thënë ndryshe, në Shqipëri ekzistojnë rreth 1028 bankomate për tërheqje parash, 379 me funksion edhe depozitimi, ndërsa 288 kanë edhe funksionin e urdhër transfertave.
Për sa i përket numrit të transaksioneve të realizuara në bankomate, nga shifrat rezultojnë 1.8 milionë tërheqje dhe depozitim parash me kartë përmes ATM-ve, 1.7 milionë veprime ishin vetëm për tërheqje, ndërsa 89 mijë transaksione depozitim. Nga ana tjetër, për sa i takon vlerës së transaksioneve, në 31 miliardë lekë u regjistrua shuma e tërhequr nga shqiptarët në muajin shtator.
Nga tremujori i dytë në të tretin, vërehet një shtim shumë i vogël i bankomateve që përveç shërbimit të tërheqjes së parave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit dhe urdhër transfertave. Ka ende disa banka të nivelit të dytë që në ATM-të e tyre nuk përfshijnë depozitimin e parave, një shërbim ky mjaft i kërkuar nga qytetarët, që herë pas here i detyron të presin në radhët e gjata të bankave për të realizuar këtë transaksion të thjeshtë.
Shtimi i numrit të bankomateve në vend, sidomos në zonat rurale, rrit përfshirjen financiare të popullsisë dhe aksesin e qytetarëve në shërbime financiare./SCAN
-
Më pak vaj ulliri, rritet lehtë çmimi: Një litër po kushton 800 lekë
28 Nëntor, 21:22
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128