Nga Gucci te Hermes, sa kushtojnë në të vërtetë mallrat e luksit? Kina kërcënon markat botërore pas tarifave të Trump: Do i shesim me çmimin e prodhimit

E keni ëndërruar gjithmonë një çantë Birkin, por ju mungonin 38.000 dollarë dhe s’kishit durim të prisnit një vit në listën e pritjes? Tashmë s’ka më asnjë problem të tillë, pasi lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’jua bëjë realitet ëndrrën. Sepse, edhe pse luftërat tregtare sjellin humbje, ato siduket por krijojnë edhe mundësi.
Një nga armët më të forta që ka aktualisht Kina në dorë është fakti që kontrollon rreth 80% të prodhimit global të mallrave luksoze. Marka si Gucci, Hermès, Dior, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe shumë të tjera prodhojnë pothuajse gjithçka në Kinë, nga veshjet deri tek çantat dhe aksesorët, përpara se të dërgohen në Francë apo Itali vetëm për t’u vendosur logo.
Tani që këto marka rrezikojnë të humbasin tregun amerikan për shkak të taksave të reja deri në 145%, dhe si pasojë po mendojnë të zhvendosin një pjesë të prodhimit jashtë Kinës, Pekini po i paralajmëron se “nëse largoheni, do ta shihni prodhimin tuaj të shitet nga vetë prodhuesit kinezë, me çmimin e prodhimit në treg të lirë”.
Sipas disa mediave franceze, Kina po shqyrton mundësinë të “lirojë” fushën për kopjimet, sidomos ato që synojnë markat luksoze amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të vendosura nga Donald Trump.
Në TikTok tashmë po qarkullojnë video nga prodhuesit kinezë, që tregojnë si markat luksoze kanë përfitime marramendëse dhe sa shumë varen nga fuqia punëtore e lirë kineze. Ata i ftojnë konsumatorët që të blejnë produktet direkt prej tyre.
Në video zbulohet se shumica e produkteve luksoze kushtojnë 1/10 ose 1/20 e çmimit përfundimtar që shiten në Evropë apo SHBA. Një çantë Birkin e Hermès, për shembull, kushton 1.400 dollarë për t’u prodhuar, por shitet nga 38.000 deri në 2 milionë dollarë në Paris.
Edhe atletet Nike, Adidas apo Puma prodhohen për 10 dollarë pala, por shiten për 150 dollarë në Amerikë. E njëjta gjë ndodh me Michael Kors, Calvin Klein, Tom Ford, Jimmy Choo, etj. Më 4 prill, Kryeministri kinez Li Qiang prezantoi një seri masash si kundërpërgjigje ndaj tarifave të reja amerikane.
Ndër to, më shqetësuesi për industrinë luksoze amerikane ishte ai që lejon kompanitë kineze të kopjojnë marka dhe patenta amerikane. Ky propozim i dha fund mbi 5 vite përparimi në luftën kundër falsifikimeve në Kinë. Përballë presioneve të vazhdueshme nga SHBA dhe kompani të mëdha ndërkombëtare, Kina kishte përmirësuar ndjeshëm ligjet e saj për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, që nga viti 2019 kishte forcuar dënimet dhe kishte krijuar procedura të posaçme për të ndaluar falsifikimet.
Pekini kishte marrë angazhime për të mbrojtur sekretet industriale, dhe kishte detyruar platforma si Alibaba, Taobao dhe JD.com të forconin kontrollet për produktet false. Disa marka si Louis Vuitton dhe Cartier kishin nënshkruar marrëveshje me platformat kineze për të përmirësuar gjurmueshmërinë e produkteve të tyre dhe për të reaguar më shpejt ndaj falsifikimeve.
Por tani, me këtë kthesë të papritur, gjigandët amerikanë si Ralph Lauren, Tom Ford, Calvin Klein, Coach, Jimmy Choo, The Row, që janë shpesh objekt falsifikimesh, janë thellësisht të shqetësuar se do të përballen me një valë të re kopjesh në tregun kinez. Po ashtu edhe marka të bukurisë si Estée Lauder dhe La Mer janë prekur.
Nga “fabrika luksi” në TikTok: Si Kina po ekspozon industrinë globale të modës
Frika në radhët e markave të mëdha luksoze është edhe më e thellë, pasi Kina, vendi ku ato kanë zhvendosur pjesën më të madhe të prodhimit, tani ka aftësinë të prodhojë në masë kopje identike të produkteve origjinale, duke përdorur të njëtët materiale, në të njëjtat fabrika, nga të njëjtët mjeshtër që prodhojnë edhe versionet zyrtare.
Këtë pikë e theksoi posaçërisht kryeministri Li Qiang gjatë paraqitjes së tij në Këshillin Shtetëror më 4 prill: “Nuk po flasim për kopje të dobëta, por për produkte identike, me të njëjtat materiale, të njëjtët punëtorë dhe nga i njëjti fabrikim si origjinalet.”
TikTok: “Arena” e re e prodhuesve kinezë
Një përdorues në platformën “X”, ndau një video ku një burrë reklamonte produkte kopje të markave të njohura luksoze.
“TikTok-u kinez po luan një lojë të rrezikshme tani sepse ndërsa qeveria kineze legalizon produktet kopje të markave amerikane për shkak të tarifave, tani po ekspozon hapur markat e mëdha dhe mënyrën se si prodhohen produktet e tyre, duke i nxitur njerëzit të blejnë direkt nga fabrika”, tha ai.
Në video, burri tregonte çanta që ngjanin me modelet e luksit dhe shpjegonte: “Prej më shumë se 30 vitesh, jemi fabrika OEM për shumicën e markave luksoze në botë. E njohim çdo emër. Por nuk jemi krenarë për këtë, sepse punojmë për një rrogë minimale, ndërsa përfitimi i madh shkon diku tjetër. Ne kemi kontrollin më të mirë të cilësisë, mjeshtërinë më të mirë. Kinezët janë të zotë dhe të përpiktë. Kemi zinxhirin më të plotë të furnizimit – aksesorë, zinxhirë, çdo ngjyrë dhe lëkurë – gjithçka e kemi në çast”, tha ai.
Më tej shtoi: “Tani që SHBA-të dhe ‘vëllezërit e vegjël evropianë’ përpiqen të shmangin produktet kineze, disa marka po përpiqen të largojnë prodhimin nga Kina. Por kanë dështuar – sepse askund tjetër s’ka cilësinë dhe mjeshtërinë që kemi ne.”
Ndërkohë, në një tjetër postim të shpërndarë nga News Nexus Official, një prodhues kinez shpjegonte në detaje kostot reale të një çante Birkin, pjesë-pjesë: nga materiali te lëkura dhe filli, çanta kushton pak më shumë se 1.000 dollarë për t’u prodhuar, ndërkohë që Hermès e shet nga 10.000 deri në 2 milionë dollarë.
Në një tjetër zbulim, një grua tha se produktet kozmetike të Dior prodhohen në fakt nga kompania Thai Ho Group, e cila është gjithashtu pas furnizimit të Lancôme dhe L’Oréal. “Markat e luksit do të më urrejnë për këtë që po bëj, por është koha që njerëzit të dinë”, tha ajo. Në një video tjetër, një përdoruese kineze zbuloi se prodhimi i kozmetikës Chanel kushton vetëm 5 dollarë në Kinë. Sipas saj, produktet dërgohen në Francë vetëm për t’u shtuar logoja “luksoze”. “Ky është truk marketingu dhe iluzion marke. Shumica e konsumatorëve nuk do të ndiheshin të njëjtë nëse do të lexonin ‘Made in China’ në një kuti Chanel”, tha ajo. “42% e kozmetikës Chanel prodhohet nga mjeshtër kinezë. Ne nuk bëjmë produkte të lira, ne krijojmë luks të heshtur.”, shtoi ajo.
Here’s a breakdown of the actual production cost of a Hermès bag.
Luxury is a mindset. https://t.co/SRxPI08utA pic.twitter.com/1q1oqv0Pvk
— The Creative (@thecreativexx) April 13, 2025
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
