Numër i lartë turistësh edhe në vjeshtë, INSTAT: Muaji tetor, 9.3% më shumë të huaj sesa një vit më parë
Pas mbylljes së sezonit të verës me një rekord të ri turistësh, Shqipëria prit një numër të lartë edhe gjatë vjeshtës.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit Tetor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.382.481 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 9,6 %, krahasuar me Tetor 2023.
Po ashtu, 1.336.717 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
94% e hyrjeve janë vetëm nga rajoni i Europës, ndjekur nga Europa Jugore dhe Perëndimore.
Në Tetor 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 620.845, duke pësuar një
rritje me 9,9 %, krahasuar me Tetor 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 761.636. Ky numër është rritur me 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128