Paga mesatare në vend u rrit me 11.7%/ Financat dhe IT iu sigurojnë qytetarëve rrogat më të larta

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare në vend arriti 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare u rrit megjithëse me një ritëm më modest.
Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikimi, kanë vazhduar të jenë fushat më të paguara, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe të vazhdueshme në tregun e punës.
Për këtë tremujor, administrata publike, e ndjekur nga sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale, shënuan rritjen më të madhe të pagave, me 16.9%. Krahasuar me një vit më parë, rritja më e lartë u regjistrua tek Forcat e Armatosura dhe tek specialistët me arsim të lartë, me 23.2% dhe 13.6% .
Ndërkohë, rritja më e ulët ishte tek profesionet menaxheriale, ligjvënëse dhe drejtore ekzekutive, me 8.8%, gjë që është e pritshme pasi këto profesione tradicionalisht kanë paga të larta dhe rritja e tyre është disi e kufizuar.
Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë se profesionet me paga mesatare më të larta vazhdojnë të jenë për pozicionet e ligjvënësve, drejtorëve ekzekutivë dhe specialistëve me arsim të lartë. Një tjetër aspekt interesant lidhet me pagat minimale; sipas Institutit të Statistikave, gjatë kësaj periudhe u vërejt një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e atyre me paga më të larta. Shpërndarja aktuale e pagave është më e balancuar dhe e përqendruar tek kategoritë mesatare dhe të larta të pagës./SCAN
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
