Parashikimi javor i motit sipas meteorolgëve ushtarak, ja çfarë na pret

13 Maj 2024, 07:17 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Parashikimi javor i motit sipas meteorolgëve ushtarak, ja çfarë

Për javën që sapo kemi hyrë :

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijne deri në 30 gradë celcius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpjetësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Parashikimi javor i motit sipas meteorolgëve ushtarak, ja çfarë

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128