Park për fëmijët në Tiranë/ Tender 580 mln lekë për “Turtle Park”

15 Shtator 2022, 16:13 / EKONOMI ALFA PRESS

Park për fëmijët në Tiranë/ Tender 580 mln lekë

“Turtle Park” do i kushtoi buxhetit të shtetit 580 mln lekë. Dokumentet e tenderit publik janë shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, sipas tyre bëhët fjalë për një park jo vetëm për fëmijët por edhe në funksione të tjera, por dekumentat nuk tregojnë se ku do të ndërtohet ekzaktësisht ky park. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për një projekt që duket se do të ketë më shumë se 1 lot. Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike është vetëm për lotin e parë.

Nëse hapim dokumentet e tenderit, rezulton se projekti ka si objektiv gallërimin social-kulturor dhe sportiv të Tiranës por pa thënë se ku do të zhvillohet ai dhe se cilat zona prek. Ajo që evidentohet në dokumentet e tenderit është se ky projekt parashikon “investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standartit më të lartë të zhvillimit”. Pra, në kuadër të këtij projekti do të transformohen asete publike që kanë potencial zhvillimi.

Dokumentet e tenderit evidentojnë vetëm se ky projekt synon të transformojë infrastrukturën me karakter rekreacional,  ndërtimin e parqeve për aktivitete sportive që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, te rinjve por edhe moshën e tretë, pista me karakter sportiv dhe rekreativ.

Ky projekt synon gjithashtu të ofrojë për komunitetet dhe vizitorët hapësira të reja, që do të ndihmojnë në plotësimin e shërbimeve apo dhe në rritjen e numrit të pikave të atraksionit. Afati i zbatimit të kësaj marrëveshje  është 12 muaj.

 

Po ndodh...