
“Ballkani pritet të përballet me përmbytje të mëdha”, Banka Botërore jep alarmin: Investojmë për shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore

“Përmbytjet priten të përkëqesohen në kuadër të rreshjeve më ekstreme që priten”.
Ky është një paralajmërim i raportit të Bankës Botërore në Vjenë, publikuar ditën e sotme për situatën në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Zjarret janë një tjetër kërcënim gjithmonë e më i madh. Në vitin 2021 janë rregjistruar 1500 syresh me rritje prej 21 përqind krahasuar me dhjetëvjeçarin e fundit. Thatësirat po ndikojnë negativisht prodhimin bujqësor, ndërsa valët e të nxehtit po rrisin ndotjen e ajrit duke shkaktuar mijëra vdekje të parakohshme në Ballkanin perëndimor çdo vit” thuhet në raportin e Bankës Botërore, sipas njoftimit për shtyp referuar nga selia e bankës dega lokale Tiranë.
Ndaj Banka Botërore ka vendosur të investojë të paktën 37 milionë dollarë gjatë 10 viteve në vijim për një mbrojtje “më eficente të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike” thuhet në raport.
“Investimet në këtë kuadër do të ndihmonin në shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore, pasurive dhe rënies së prodhimtarisë, si dhe do të kontribuonin në rritje më të shpejtë ekonomike” citohet në dokument.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, investimet për përshtatjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sjellin përfitime të konsiderueshme, ku çdo 1$ i investuar përkthehet në rreth 4$ përfitime.
Vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu duhet të pakësojnë shkarkimet e tyre të gazrave serrë, me qëllim që të vijojnë të konkurrojnë, të përforcojnë sigurinë e energjisë dhe të tërheqin investime ndërkombëtare. Megjithatë, arritja e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 në përmbushje të objektivave evropianë, do të kërkonte investime shtesë me vlerë prej 32 miliard Dollarë.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128