Po na "rrjepin"!/ Ola Xama zbulon tarifat e çmendura të bankave shqiptare në krahasim me bankat në Perëndim

Në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, është diskutuar për tarifat e larta të bankave shqiptare.
Ola Xama tha disa shifra krahasuese mes tarifave të bankave shqiptare dhe atyre perëndimore. Një prej shembujve ishte në kufijtë e çmendurisë, ku për transferat jashtë vendit bankat shqiptare mbajnë mesatarisht 200 euro, ndërsa bankat angleze nga zero deri në 30 paund, në varësi të bankës.
Ola Xama:Norma e kthimit të kapitalit. Në Shqipëri 22.17% dhe në BE, 9.51%, pra sa para marrin bankat nga interesat dhe komisionet. Sa fiton një aksioner për një lek të investuar. Në Shqipëri fiton 22.17%, pra jemi sa dyfishi i mesatares së BE.
Të gjitha tarifat për transferata në dalje janë 200 euro e lart. Të njëjtat tarifa për bankën angleze, HSBC, zero deri në 5 paund. Santander e ka zero paund.
Kemi katër platformat më të mëdha në botë. Mesatarja e Wise, 4.43 paund. Nat West e ka zero paund. Në Shqipëri, të gjitha bankat janë mbi 200 euro.
Ylli Rakipi: Kjo pastaj është që doktori të marrë mitingun e datës 8 dhe ta çojë te banka. Ne na vjedhin këta!
Ola Xama: Komisioni për mbajtjen e llogarisë është 1.5 euro. Ka banka që tarifojnë për tërheqjen kesh dhe për veprime në sportel të tarifojnë. Ajo që është më e çuditshme, nëse derdh detyrim tatimor, paguan 150 lekë komision. Mendoni sa e madhe bëhet kjo shumë, kur bëhet për shumë njerëz.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


