Provimet e Maturës Shtetërore, mbi 26 mijë maturant do të testohen sot në Matematikë

16 Qershor 2026, 09:51 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Provimet e Maturës Shtetërore, mbi 26 mijë maturant do të

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa testi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Gjatë zhvillimit të provimit ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër elektronike.

Nxënësit duhet të kenë me vete një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, një vizore të vogël, një makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.

Më herët, maturantët kanë zhvilluar dy provimet e para të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj dhe të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

 

Po ndodh...

ide