Qeveria vendos fashën 800 kWh konsum në muaj, 8 lavatriçe në muaj, larje enësh 2 herë në javë (Tabela)

8 Shtator 2022, 15:04 / EKONOMI ALFA PRESS

 

Qeveria vendos fashën 800 kWh konsum në muaj, 8 lavatriçe

Qeveria ka vendosur një fashë për konsumin e energjisë elektrike dhe kush shpenzon më shumë se 800 kilovat orë në muaj do të paguajë më shumë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku nxori një tabelë ku tregoheshin aktivitetet familjare, në të cilat konsumohet 800 kilovat. Sipas kësaj tabele, një abonent, duhet të vendosë jo më shumë se 8 lavatriçe në muaj, pra 2 herë në javë dhe larja e enëve që të arrijë në kuotën deri në 800 kilovat duhet të behet po 8 herë në muaj, pra 2 herë në javë.

Po kështu tregohet se sa duhet të konsumojë boileri, soba, kondicioneri etj.

Qeveria vendos fashën 800 kWh konsum në muaj, 8 lavatriçe

Po ndodh...