Rama: Shqipëria, e para si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024

Shqipëria renditet e para si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama ndau sot tabelën e renditjes së UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB.
Rama shprehet se kjo renditje e Shqipërisë një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë.
Shqipëria ka një rritje të numrit të turistëve për vitin 2024 me 80%, duke lënë pas Arabinë Saudite me 69% dhe Kolumbinë me 37%.
“Me këtë tabelë, që s’është imja, s’është jona, po e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB, e të dhënat e së cilës janë botërisht të respektuara; me Shqipërinë që zë vendin që shihni si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë”, shkruan Rama.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
