Rreth 500 lekë më shumë në muaj! Hyn në fuqi vendimi, nga 1 tetori pensionet do indeksohen me 2,5%, sa përfiton secila kategori
Indeksimi i pensioneve këtë tetor do të jetë më i ulët se në vitin 2024. Qeveria ka miratuar vendimin i cili përcakton dhe masën e indeksimit. Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare indeksimi i pensioneve këtë vit do të jetë 2.5%. Kjo do të thotë se pensionet urbane të pleqërisë shtohen me 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024 ishte 19,609 lekë.
Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. Indeksimi i pensioneve kryhet çdo vit, dhe u jep të moshuarve një shtesë parash, për të mbuluar shpenzimet që dalin nga rritja e çmimit të ushqimeve në treg.
Shqipëria numëron në total 720 mijë pensionistë nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rural. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128