
“Rrëzohet” miti i kulturës financiare/ Shqiptarët zotërojnë njohuri të mira, por kanë përfshirje të ulët

Sipas “Vrojtimit mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se indeksi i kulturës finaciare të individëve është 59, nga 100 që është niveli maksimal. Kjo do të thotë se individët në vendin tonë zotërojnë 59% të totalit të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të duhura finaciare. Ky tregues rezulton i ngjashëm me mesataren e 39-të vendeve pjesëmarrëse në vrojtimin ndërkombëtar të të rriturve mbi kulturën financiare të koordinuar nga OECD. Shqipëria gjithashtu qëndron pak më poshtë se mesatarja e vendeve të OECD-së që është 63 nga 100.
Rezultatet tregojnë se vetëm 27% e individëve në Shqipëri zotërojnë minimumin e kulturës financiare. Këta janë individë që e kanë indeksin e kulturës financiare të paktën 70 (nga 100), përkundrejt respektivisht 34% dhe 39%, që rezulton ky tregues për vendet pjesëmarrëse në vrojtimin ndërkombëtar si dhe për vendet e OECD-së.
Rreth 47% e individëve zotërojnë minimumin e sjelljeve të duhura financiare në Shqipëri, më pak se gjysma e individëve në Shqipëri vendosin objektiva financiarë afatgjatë, ndërkohë që 65% e tyre nuk marrin borxh për të mbuluar shpenzimet e nevojshme.
Një hendek fare i vogël mes rezultateve të Shqipërisë me vendet e tjera vërehet sa i përket njohjes së produkteve financiare. Rreth 72% e individëve në Shqipëri njohin të paktën 5 produkte financiare, përkundrejt respektivisht 73% dhe 79% të mesatares së përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse dhe mesatares së vendeve të OECD-së.
Por individët në Shqipëri karakterizohen nga një nivel më i lartë i ndërgjegjësimit sa i përket njohjes së produkteve financiare, por kanë një nivel më të ulët në përdorimin e tyre.
Në lidhje me zotërimin e produkteve financiare, gati 56% e individëve në Shqipëri zotërojnë produkte të pagesave, por duhet theksuar se individët në Shqipëri kanë mungesë të theksuar të njohurive në lidhje me llogaritjen dhe të kuptuarit e normës së përbërë të interesit, si dhe vlerën në kohë të parasë. Ndërkohë, ata zotërojnë njohuri të mira në lidhje me kuptimin e normës së interesit të kredisë dhe llogaritjeve mbi normën e thjeshtë të interesit./SCAN
-
Humbja kundër Laçit, drejtuesit e Elbasanit ndëshkojnë lojtarët
27 Janar, 17:04 -
EMRI/ Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP-së
27 Janar, 16:58

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128