Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit

7 Nëntor 2025, 15:42 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se siguria rrugore po përmirësohet ndjeshëm, falë rritjes së kontrolleve teknike të mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gati 267 mijë testime teknike, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e mjeteve të testuara janë automjetet personale, që përbëjnë 86.2% të totalit. Më pas renditen kamionët me 6,2%, motomjetet me 4,9%, autobusët me 1,8%, rimorkiot me 0,5% dhe mjetet e punës me 0,4%.

Drejtoria thekson se kontrolli i rregullt teknik nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një masë e domosdoshme për parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rrugëve për të gjithë përdoruesit. “Siguria fillon me kontrollin”, nënvizon DPSHTRR, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Inspektimet teknike periodike ndihmojnë në identifikimin e defekteve të mundshme që mund të shkaktojnë aksidente, duke kontribuar direkt në uljen e riskut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Po ndodh...

ide