Rritja e çmimit të energjisë/ Si ndryshon kufiri te numri i familjeve sipas fashave

7 Shtator 2022, 16:03 / EKONOMI ALFA PRESS

Rritja e çmimit të energjisë/ Si ndryshon kufiri te numri i

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 Kwh prek në total rreth 48 500 familje, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre bëjnë pjesë në fashën e konsumit 1 001-2 000 Kwh, me gati 22 200 familje.

Sipas të dhënave të siguruara nga TV SCAN, për vitin 2022 rezulton se 13 600 familje përfshihen në fashën e konsumit 801 – 900 Kwh, ndërkohë që në fashën 901 – 1000 Kwh bëjnë pjesë rreth 9 600 familje të tjera.

Kjo nënkupton se nëse propozimi i qeverisë do të ishte që shtrenjtimi i energjisë të fillonte për konsumin mbi 1 000 Kwh, që më herët është konsideruar si standard i lartë, atëherë numri i familje që do të prekeshin nga rritja e çmimit të energjisë do të ishte rreth 23 200 më pak.

Pjesa tjetër e familjeve, që do të ndikohen nga rritja e çmimeve bën pjesë në fashat e konsumit 2001 – 3000 Kwh, me rreth 2 mijë familje, 3001 – 4000 Kwh me rreth 500 familje, 4001 – 5000 Kwh me 200 familje dhe mbi 5001 Kwh me rreth 270 familje.

Më herët qeveria planifikonte që shtrenjtimi i energjisë të prekte konsumin mbi 700 Këh, por me lëvizjen e fashën në 800 Kwh “u kursyen” rreth 20 mijë familje. Në total Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike numëron rreth 1.1 milion abonentë, por 241 mijë prej tyre kanë konsum “zero”.

Ndërkohë që, 643 mijë familje të tjera konsumojnë deri në 400 Kwh energji në muaj.

Pjesë tjetër, prej 172 mijë familjesh që kanë një kontratë furnizimi me OSHEE-në bëjnë pjesë në fashat e konsumit nga 401 – 800 Kwh.

 

 

Po ndodh...