Sa familje përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Enti Rregullator i Energjisë vendosi të ulë me 1 lek çmimin e energjisë elektrike për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kilovat orë energji në muaj.
Pas këtij vendimi, çmimi për këtë kategori abonentësh zbret në 8.5 lekë për kilovat orë, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kilovat orë në muaj, çmimi mbetet 9.5 lekë për kilovat orë.
Por sa është numri i familjeve që përfitojnë nga një lehtësi e tillë?
Nga totali prej 1.1 milionë abonentësh familjarë që ka sistemi i energjisë elektrike, janë 880 mijë familje që konsumojnë deri në 700 kilovat orë energji në muaj dhe janë pikërisht këto familje që përfitojnë edhe nga ulja e çmimit. Bëhet fjalë për ata abonentë familjarë që paguajnë mesatarisht deri në 8 mijë lekë faturë për energjinë elektrike në muaj.
Por si u bë e mundur ulja e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë?
Kjo falë përmirësimit të situatës në sektorin energjetik.
Të dhënat tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë ka ardhur duke u ulur vitet e fundit, duke zbritur në fund të 2024-ës në 17.9%.
Nga e njëjta ecuri pozitive janë karakterizuar edhe arkëtimet.
Arkëtimet e energjisë elektrike kanë ardhur duke u rritur vitet e fundit, për të kulmuar në 2024-ën me 100.5%.
Kryeministri Rama deklaroi një ditë më parë, pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi nuk u morr për qëllime elektorale, por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128