Sëmundja e murtajës tek kafshët, shërbimi veterinar kontroll kufirit të gjelbër me Greqinë

9 Gusht 2024, 17:00 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Sëmundja e murtajës tek kafshët, shërbimi veterinar kontroll

Sëmundja e murtajës tek kafshët që mbarështohen për mish dhe prodhime bulmeti, që ka rënë në shtetin fqinj të Greqisë ka vënë në lëvizje autoritetin e shërbimit veterinarnë juglindje të vendit.

Për shkak të sipërfaqes së madhe të kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe faktit që kjo sëmundje është shfaqur në masë edhe në qytetet greke të Larisës e Trikala, që janë afër me kufirin shqiptar, kanë nisur kontrollet për të shmangur ndonjë tentativë për të futur kontrabandë kafshë nga shteti grek.

Gjithashtu po kontrollohen imtësisht edhe kafshët që transportohen brenda territorit shqiptar nga ferma në fermë apo nga fermat në thertore.

Specialistë e veterinarisë në juglindje të vendit janë në kontakt më të gjitha fermat dhe personat që mbarështojnë kafshë, duke apeluar që nëse konstatojnë edhe shenjën më të vogël tek kafshët e tyre të lajmërojnë menjëherë shërbimin veterinar për marrjen e masave me qëllimin lokalizmin sa më të shpejtë të ndonjë rasti të mundshëm me sëmundjen e murtajës.