
Senati italian miraton me 129 vota pro marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, prej së cilës përfitojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali si edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.
Më 6 shkurt 2024, në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme për garantimin e të drejtave sociale për punonjësit që kanë kontribuar në të dyja vendet.
Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.
Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128