Shella krahason taksat e karburantit në SHBA me Shqipërinë: Qesharake për standartet tona!

30 Qershor 2022, 19:58 / EKONOMI ALFA PRESS

Shella krahason taksat e karburantit në SHBA me Shqipërinë:

Gerti Shella ka publikuar një shkrim nga Shtëpia e Bardhë ku thuhet se presidenti i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje që çmimi i karburantëve, mesatarisht 5 dollarë në të gjithë vendin të ulet duke pezulluar taksën e karburantit në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë koston e lartë të karburanteve. Referuar këtij shkrimi Shella bën krahasimin me Shqipërinë duke thënë se taksa që shteti iu merr qytetarëve është qesharake, pasi në SHBA qeveria mban 18 cent për gallon për benzinën dhe 24 cent për gallon për naftën. Nga ana tjetër shteti shqiptar merr 120+ lekeë(1 USD) taksa vetëm në një litër, ose rreth 3.7 USD taksa për gallon.

"...në këtë moment unik, me çmimet e gazit mesatarisht afër 5 dollarë për gallon në të gjithë vendin, Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit të pezullojë taksën e gazit (karburantit) për tre muaj - deri në fund të shtatorit - për t'u dhënë amerikanëve pak më shumë hapësirë ​​për frymëmarrje ndërsa ata merren me efektet e luftës së Putinit në Ukrainë". Teksti eshte marre nga faqja zyrtare e Shtepise se Bardhe dhe i perkthyer fjale per fjale ne kete pasazh (linku ne fund te statusit)”, shkruan ai.

Shella krahason taksat e karburantit në SHBA me Shqipërinë:

Po ndodh...