
Shfaqja e virusit HMPV në Kinë/ “Nuk ka lidhje direkte me Covid-19”, mjeku Jorgji: Masat kufizuese? Të mësojmë nga e kaluara

Mjeku Ardian Jorgji, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi shqetësimet që lidhen me përhapjen e virusit HMPV (Human Metapneumovirus) në Kinë, duke kujtuar ngjashmëritë psikologjike dhe emocionale me periudhën para shpërthimit të pandemisë Covid-19.
“Deri më tani, të dhënat janë të supozuara dhe nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes rëndimit të situatës në Kinë dhe këtij virusi. Për shkak se Kina ishte epiqendra e shfaqjes së Covid-19, krijohet automatikisht një lidhje nga ana psikologjike dhe emocionale, e cila shpesh ushqen teori konspirative. Megjithatë, zyrtarët në Kinë e cilësojnë situatën e rënduar në spitale si rezultat i gripit sezonal”, sqaroi ai.
Mjeku gjithashtu theksoi rëndësinë e nxjerrjes së mësimeve nga e kaluara.
Ai vuri në dukje se vetëizolimi, edhe pse një masë e thjeshtë, mund të jetë efektiv në situata të rënduara. Një izolim i përkohshëm për dy deri në tre ditë është një qasje normale për të parandaluar përhapjen e infeksioneve. Përveç kësaj, kujdesi për higjienën personale mbetet një masë thelbësore dhe e lehtë për t’u zbatuar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128