Shkolla në Tiranë vetëm me 7 nxënës, kërkesa e të vegjëlve: Të mos mbyllet!

30 Shtator 2024, 11:17 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shkolla në Tiranë vetëm me 7 nxënës, kërkesa e

Kjo shkollë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 670 mln lek. Por këta janë nxënësit e vetëm të shkollës “Rufan Hkrama” në Pajan të Pezës.

Ora shënon 9:04 minuta dhe mësuesit ende nuk kanë ardhur, ndërsa shtatë nxënësit e vetëm të kësaj shkolle, po luajnë në oborrin e shkollë.

Në orën 9:15 minuta, kur duhet të ishte duke mbaruar ora e dytë dy mësuese vijnë në oborrin e shkollës

Mësueset duket që nuk janë familjare me shkollën pasi për disa minuta, nuk gjetën dot se cili ishte çelësi që hap derën e saj
Pasi dera u hap nga një nxënëse, fëmijët filluan mësimin

Kjo është klasa e vetme në shkollë në të cilën po zhvillohet mësim, të gjitha klasat e tjera janë bosh.
Në fshat janë mbi 30 fëmijë në moshë shkolle, por shumica kanë zgjedhur të shkojnë në shkollën e Pezës.

Kjo shkollë është publikuar në Facebook pas përfundimit edhe nga Kryeministri Rama për kushtet e mira që duhet të ofronte, por vetëm pas një viti në punë, u kërkua mbyllja e saj.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve, banorëve u është kërkuar miratimi për mbylljen e shkollës, por nuk kanë pranuar.

Megjithëse në projektin e kësaj shkolle janë planifikuar dy klasa parashkollor, që prej ndërtimit të saj, kopshti dhe parashkollori nuk kanë funksionuar asnjë ditë

Me lot në sy, nxënësit bëjnë apel që shkolla të mos mbyllet
Në të njëjtën ndërtesë, është rezervuar një vend edhe për qendrën shëndetësore te fshatit.

Në godinën e re të shkollës është përshtatur një vend edhe për ambulancën e fshatit, por që prej ndërtimit të saj ajo ka qëndruar e mbyllur.
Banorët thonë se këtu nuk vjen as mjek dhe as infermier.

Jashtë kamerave, stafi i qendrës shëndetësore Pezë pranon se nuk kanë shkuar në ambulancën e Pajanit, pasi ambienti nuk plotëson kushtet higjenosanitare për të dhënë shërbim shëndetësor.

ide