“Është e frikshme si shifër por…”/ Doktoresha endokrinologe analizon diabetin, shenjat e tij dhe pse ky trend është në rritje
E ftuar sot në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio ka qenë doktoresha e njohur endokrinologe, Dorina Ylli. Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit ajo ka shpjeguar me detaje se çfarë është diabeti, pse janë rritur rastet në vendin tonë dhe jo vetëm…
Diabet ne quajmë çdo situatë kur kemi një sheqer më të lartë se sa do të ishte ai normali. Ka shumë lloje diabetesh, manifestohet në mënyra të ndryshme.
Në Shqipëri ka disa statistika që thuhet se nga 2019 rastet e diabetit janë rreth 3000 ose 4000 raste të reja çdo vit. Një sëmundje e cila është në rritje dhe ka rreth 75 mijë persona të trajtuar çdo vit me diabet të cilët marrin insulinë ashtu sikurse ka edhe fëmijë rreth 50 ose 60 raste në vit të cilët trajtohen me insulinë dhe quhen diabetikë. Pse është ky trend në rritje?
Është e vërtetë që po shtohen personat që kanë diabet. Nuk është se po shtohen vetëm në Shqipëri. Po bëhet gati-gati si pandemi, po të shohim shifrat në rang botëror kemi gati 800 milion persona me diabet. Prevalenca ka qenë 7% dhe tani po bëhet 10-14% e popullatës botërore. I bie 1 person në 10 ka diabet. Është e frikshme si shifër dhe fatkeqësisht një shifër kjo që po shtohet me kalimin e kohës.
Doktoresha theksoi se është stili i jetesës që ne po bëjmë tani ai që ndikon. Kush janë disa nga shenjat që njerëzit mund të hasen dhe mund të kuptojnë se mund të jenë me diabet?
Nëse na pihet shumë ujë, nëse e shikojmë se na thahet goja dhe zgjohemi natën për të pirë ujë është një shenjë që mund të kemi diabet. Nëse urinojmë shumë. Pimë shumë ujë dhe urinojmë shumë. Megjithëse ushqehemi normalisht dhe shikojmë se po biem në peshë. Pra një humbje peshe e pashpejguar në kohët e fundit. Këto tre shenja janë tipike të diabetit dhe kushdo që i ka duhet të kontrollohet.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128