Situata gripale në vend, mjekët: Është agresiv dhe i shtrirë në kohë

Duhet të ishte sezoni i alergjive, por vijon të jetë i gripit. Megjithëse java e parë e pranverës uli infektimet me AH1 N1 dhe viroza të tjera krahasuar me një javë më parë sipas Institutit të Shëndetit Publik rreth 15 mijë persona rezultojnë të prekur ndonëse shifrat janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.
Ndryshe nga tre vitet e fundit këtë vit sipas mjekëve pediatër u vu re jo vetëm agresiviteti i lartë i gripit, por zgjatje në kohë e tij, ndërlikime në rrugët e frymëmarrjes dhe kthimi i sëmundjes brenda pak javësh. Fëmijët vijojnë të jenë më të prekurit thonë mjekët për abcnews.
Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Kruja, Peqini, Kukësi e Mirdita sipas Institutit të Shëndetit Publik kanë raportuar rritje të rasteve me infeksione në rrugët e frymëmarrjes ndërsa Tirana, Vlora, Shkodra rënie të tyre.
Këtë sezon kurba e infekimeve sipas epidemiologëve u karakterizua nga luhatjet për shkak të qarkullimit të disa viruseve në të njejtën kohë.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


