Tatimet ultimatum bizneseve: Deklaroni pagën reale të punonjësve brenda 20 tetorit

2 Tetor 2024, 17:51 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Tatimet ultimatum bizneseve: Deklaroni pagën reale të punonjësve
Administrata tatimore ju bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji.

Në kuadër edhe planit të masave që paralajmëroi në nisje të muajit shtator, kryeministri Edi Rama, Tatimet u kërkojnë bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, orët e punës, profesionin dhe numrin real të punonjësve të punësuar në biznesin e tyre.

Paralajmërimi u bë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste më 8 shtator kur kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë punëdhënësit që nuk deklarojnë pagat e punonjësve do të arrestohen, njësoj si hajdutët e energjisë elektrike disa vite më parë.

ide